HAWKS - CAVALIERS

Foto: nba.com
E dhjeta, Cavs në formë
1 December, 2017 @11:19
Siç duket nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers, është këndellur plotësisht, pas atyre humbjeve që i bënin në fillim.
Cavs e regjistroi fitoren e dhjetë me radhë, derisa viktima ishte Atlanta Hawks e cila u mposht me rezultat 121-114.
Koshashënuesi më i mirë te Cavaliersi ishte Kevin Love me 25 pikë e 16 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga super ylli LeBron James me 24 pikë, 12 asistime e 6 kërcime të tjera.
Në anën tjetër, 27 pikët e Dennis Schröderit, nuk mjaftuan për fitore të shqiponjave.
Cleveland tani ka bilanc prej 15 fitoreve e 7 humbje dhe gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Lindore.