TRANSFER

Borozani / Arkiv / Arian Paçarizi
Rahoveci transferon Gazmend Sinanin
29 November, 2017 @18:22
Përmes një postimi në faqen e Facebookut, klubi i Rahovecit ka njoftuar opinionin me transferimin më të ri.
Bëhet fjalë për basketbollistin Gazmend Sinani, i cili që nga sot është zyrtarisht pjesë e ‘Vreshtarëve’.
Lojtari në fjalë këtë fillim sezoni ishte pa ekip për shkak të një lëndimi që e kishte, mirëpo që nga sot Sinani është pjesë e klubit të Rahovecit dhe sipas njoftimit në Facebook, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Rahoveci e luan të premtën ndaj Pejës.
Siç dihet, Gazmend Sinani është edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e Bashkimit, skuadër me të cilën u shpall nënkampion i Kosovës.