CAVALIERS-HEAT

Foto: cavs/fb
Love shpërthen për të 9-tën me radhë
29 November, 2017 @8:31
Cleveland Cavaliers (14-7) ka shënuar fitoren e nëntë me radhë të stinorit, duke e mposhtur në mëngjesin e sotëm Miami Heatin, 108-97.
Ka qenë Kevin Love që ka shpërthyer me 38 pikë në ndeshje, e 9 kërcime për t’ia dhënë fitoren nënkampionit aktual të NBA-së, duke shutuar me saktësi 50% për tre pikë, 4/8.
LeBron James ka shënuar 21 pikë e 12 kërcime për 28 minuta lojë, derisa Dwyane Wade shtoi 17 pikë tjera në fitore ndaj ish-ekipit.
Te Miami Heat, që nuk arriti të ndalë humbjen e 10 të stinorit janë dalluar Dion Waiters me 21 pikë e 7 asistime si dhe Hassan ëhiteside me 11 pikë e 14 kërcime.