LIS SHOSHI

Foto: fiba.basketball
Shoshi: Të nxjerrim mësim
26 November, 2017 @20:55
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Kosovës sonte në humbje ndaj Hungarisë, Lis Shoshi, në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka thënë se dueli ka qenë mësim.
“Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje. Provuam gjithçka, por nuk ia arritëm për pak. Hungaria doli të jetë më e mirë në fund dhe ua urojmë fitoren,” ka thënë Shoshi, që përfundoi duelin ndaj Hungarisë me double-double sonte.
Kosova pas dy dueleve të para në Grupin C të kualifikimeve për Kupën e Botës ka bilanc 0-2.