PARA NDESHJES: HUNGARIA-KOSOVA

Hungaria-Kosova, sonte
26 November, 2017 @12:00
Dy ekipe që ia nisën me humbje garës së kualifikimeve për Kupën e Botës Kina 2019, Hungaria dhe Kosova, takohen sonte.
Në ndeshjen që nis në ora 19:00, hungarezët e mposhtur nga Polonia në përballjen e parë të Grupit C, do të kërkojnë fitore ndaj Kosovës, që u mposht nga favoriti i Grupit C, Lituania në Prishtinë.
Shiko: TABELA AKTUALE
Hungaria për ndeshje ndaj Kosovës nuk e ka lojtarin më të mirë të ekipit, Adam Hanga, që luan për Barcelonën. Sa i përket basketbollistëve tjerë të skuadrës dhe performancës së tyre, Hungaria është opcioni i vetëm “i mundur” për Kosovën në këtë grup.
Djelmoshat e Brad Greenberg kanë pasur udhëtim jo fort për t’u lakmuar drejt Debrecenit dhe lodhja mund të ndikojë, por sidoqoftë, Kosova do të tentojë të tregohet më mirë në këtë përballje.
Shiko: ORARI I NDESHJEVE
Zoltan Perl, që luan për Falco Vulcano, është treguar të jetë lojtari më i rrezikshëm i skuadrës aktuale hungareze. Njejtë, edhe David Vojvoda ka bërë punë të madhe në duelin e parë për Hungarinë që drejtohet nga Stojan Ivkovic.
“Do të dalim në fushë sa më të përgatitur në aspektin fizik ashtu edhe në atë psikik,” ka thënë Greenberg, trajner i Kosovës para ndeshjes.