DERRICK ROSE

Foto: nba.com
Rose planifikon pensionimin
25 November, 2017 @8:29
Ish-MVP i ligës më të fortë të basketbollit, NBA, Derrick Rose, është pranë pensionimit nga basketbollit.
Sipas mediave amerikane, është përfolur se Rose është bezdisur nga lëndimet dhe për këtë arsye nuk dëshiron të luajë më.
Vendimi përfundimtar pritet të tregohet në ditët në vijim.
29 vjeçari Derrick Rose, gjatë karrierës së tij luajti në 477 ndeshje dhe arriti një mesatare prej 19.4 pikëve, 5.9 asistimeve dhe 3.7 kërcimeve për ndeshje.