JAREN SINA TE RAPLA

Reprezentuesi i Kosovës në Raplan estoneze
24 November, 2017 @12:22
Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Jaren Sina, i rritur si lojtar në SHBA, ka arritur marrëveshje me ekipin estonez Rapla, që garon në elitë të këtij vendi.
Sina 23 vjeç, 188 centimetra i gjatë, ka pasur mesatare prej 9 pikëve, 3.2 asistimeve dhe 2.7 kërcimeve stinorin e kaluar në NCAA me ekipin George Washington Uni. në 34 ndeshje përgjatë stinorit.
Jareni nuk është pjesë e Kosovës në këto dy ndeshje kualifikuese që zhvillohen ndaj Lituanisë dhe Hungarisë, të vleshme për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Ekipi i ri i Sinës, Rapla, është aktualisht në pozitë të tretë të elitës basketbollistike të Estonisë me bilanc 4-3 pas 7 ndeshjeve të para të stinorit të zhvilluara.