THUNDER-WARRIORS

Foto: nba.com/thunder
E para për Thunderin prej se iku Durant
23 November, 2017 @8:25
Russell Westbrookut i është dashur të shënojë rekord pikë personale për këtë stinor, 34, për të siguruar fitoren e parë për Oklahoma City Thunder, ndaj Golden State Warriorsit, prej se Kevin Durant u bë pjesë e tyre.
Westbrook përfundoi ndeshjen me 34 pikë, 10 kërcime e 9 asistime në fitoren e parë ndaj Warriorsit, pasi që prej se Durant u bë pjesë e tyre, Warriors mposhti të katër herat Thunderin gjatë stinorit të kaluar.
Lottery picks De'Aaron Fox (13p, 4r, W) and Lonzo Ball (11p, 7r, 11a) duel in Sacramento! pic.twitter.com/zUmSzJnJF3
— NBA (@NBA) November 23, 2017
Në skenë kanë qenë edhe Carmelo Anthony me 22 dhe Paul George me 20 pikë, që kontribuan në fitoren e Oklahomës, e cila shtoi epërsinë prej çerekut të parë deri në të tretën, për të ulur nivelin e lojës në të fundit, por pa rrezik për triumfin, 108-91.
Në anën tjetër, Kevin Durant, që sa herë prekte topin fishkëllohej nga publiku, shënoi 21 pikë e 5 kërcime, ndërsa më efikasi te kampioni aktual doli të jetë Steph Curry me 24 pikë, 6 asistime e 5 kërcime.
Fitorja e tetë e Thunderit (bilanci 8-9) dha tre lojtarë të pesëshes së parë me double-double, ku përveç Westbrookut, George shtoi 11 kërcime e Steven Adams luajti me 14 pikë e 12 kërcime.
Golden State Warriors ka regjistruar humbjen e pestë të stinorit me këtë dhe tash ka bilanc 13-5.