PENZA - PRISHTINA

BOROZANI/ Arkiv
Derbin e të pamposhturave e fitoi Penza
22 November, 2017 @18:50
Skuadra e vetme pa humbje në ligën e femrave në basketboll, mbeti Penza e cila e deklasoi Probet Prishtinën me rezultat 67-47 sot.
Penza gjatë gjithë lojës luajti me 5 lojtare pa bërë ndonjë zëvendësim.
Ndërsa më të dalluarat te skuadra pejane ishin Filloreta Krasniqi me 20 pikë, Arbnore Përquku që luajti ndaj ish-skuadrës me 16 pikë, Saranda Daci me 15 dhe Jeta Zeka me 10 pikë.
Kjo ishte fitorja e shtatë e Penzës, derisa humbja e parë e Probet Prishtinës. Javën tjetër Penza udhëton në Mitrovicë për t’u përballur me Trepçën, ndërsa Prishtina do të luaj kundër Vushtrrisë.