LISTA SLLOVENE

Kampioni pa Doncic e Dragic në kualifikime
22 November, 2017 @11:10
Kampionja e Evropës, Sllovenia, e publikoi listën e lojtarëve që do të luajnë në dy ndeshjet e radhës kundër Bellorusisë dhe Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Kina 2019.
Dy yjet si Luka Doncic dhe Goran Dragic, nuk janë në listë derisa 12 lojtarët e ftuar janë: Jaka Blazic, Vlatko Cancar, Ziga Dimec, Gregor Hrovat, Miha Lapornik, Blaz Mahkovic, Klemen Prepelic, Matic Rebec, Luka Rupnik, Zan Mark Sisko, Gasper Vidmar dhe Sasa Zagorac.
Sllovenia u shpallë kampione e Evropës këtë vit duke e mposhtur Serbinë në finale.