PËRFAQËSUESJA

Kastrati konfirmon lëndimin, mungon në ndeshjet e Kosovës
21 November, 2017 @19:33
Pas mungesës në stërvitjen e djeshme, u mendua që Erjon Kastrati do t’i bashkangjitej që nga dita e sotme.
Gjithsesi, përmes një deklarate ekskluzive për Borozani.com, lojtari në fjalë deklaroi që ka pësuar një lëndim në nyjën e këmbës në ndeshjen e djeshme të skuadrës së tij dhe nuk do të jetë i gatshëm për lojë për afro 1 muaj.
Ky konfirmim nënkupton që Kastrati do të mungojë në dy ndeshjet e Kosovës ndaj Lituanisë dhe Hungarisë në kuadër të kualifikimeve drejt Kina 2019.