PËRFAQËSUESJA

Dardan Berisha: Lituania favorite, por tentojmë befasinë
20 November, 2017 @17:56
Përveç përzgjedhësit Greenberg, për media foli edhe Dardan Berisha.
“Favorit nuk jemi. Lituania është shkollë dhe traditë e basketbollit evropian dhe botëror. Ka lojtarë të klasit botëror dhe nuk po flas për yjet që i mungojnë në ndeshjen ndaj nesh sepse ata i kanë ndoshta 30-40 lojtarë të rangut shumë të lartë, kështu që definitivisht janë shumë të fortë dhe favoritë për ta fituar grupin, kështu që ne do ta japim maksimumin, bashkë me tifozë e atmosferë ndoshta edhe t’i befasojmë, por nuk do të jetë e lehtë.” - u shpreh Dardan Berisha pas stërvitjes së sotme.
Siç dihet, përveç Lituanisë, në grupin e Kosovës ndodhen edhe Hungaria e Polonia.