TOP 10 PERFORMANCES @ GW 10

BOROZANI/A.P.
TOP10: Jamir Hanner, më i miri i xhiros X
20 November, 2017 @12:47
Aloja amerikane e Bashkimit, Jamir Hanner, është shpallë lojtari më i mirë i xhiros dhjetë në Superligë të Kosovës nga Eurobasket.com.
Hanner ka shkëlqyer me double-double në fitoren e fundit të Bashkimit ndaj Rahovecit dhe ka marrë epitetin e më të mirit të xhiros nga faqja që ka formulën e vetë të llogaritjes së performancave të lojtarëve.
26 vjeçari në fjalë, ka shënuar 25 pikë dhe 13 kërcime në fitoren e Bashkimit ndaj Rahovecit.
Pas tij, në pozitën e dytë është renditur Arian Qallaku i Pejës, që ka qenë i jashtëzakonshëm dhe ka shënuar rekord të stinorit me 41 pikë të shënuara në fitoren ekipit të tij ndaj Boreas.
I treti në listën e dhjetë më të mirëve është Julian Hyden i Trepçës, që luajti me 28 pikë dhe 14 kërcime në fitore ndaj Yllit.
Mëposhtë, krejt lista e dhjetëshes më të mirë.
TOP 10 performancat e javës në Superligë:
1 | Jamir HANNER | KB Bashkimi | ||
2 | Arian QALLAKU | KB Peja | ||
3 | Julian HYDEN | KB Trepça | ||
4 | Shpend GASHI | KB Borea | ||
5 | Andrew LAWRENCE | KB Sigal Prishtina | ||
6 | Sami HAJZERI | KB Borea | ||
7 | Mark WILLIAMS | KB Trepça | ||
8 | Samir ZEKIQI | KB Bashkimi | ||
9 | Artin GASHI | KB GE Ylli | ||
10 | Michael HARMON | KB GE Ylli |