KALAJA - LIPJANI

Foto: kalaja
Vazhdon ngritja e Kalasë
19 November, 2017 @23:38
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Arbnor Rifati, Kalaja, arriti një fitore shumë e rëndësishme kundër Lipjanit. Borozani.com
Ndeshja përfundoi me rezultat 90-68, derisa dallimi u bë në çerekun e tretë, ku skuadra prizrenase e përfundoi me rezultat 34-8.
Më të dalluarit te Kalaja ishin kapiteni i skuadrës Somel Shaqiri dhe Valon Bunjaku.
Kjo ishte fitorja e tretë me radhë dhe e 4-ta e Kalasë pas gjashtë xhirove të zhvilluara, sikurse Lipjani.