NETS - WARRIORS

Foto: nba.com
Warriors fiton pa Durantin
20 November, 2017 @10:32
Në ndeshjen ku mungoi super ylli Kevin Durant për shkak të një lëndimi të lehtë, kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, e mposhti Brooklyn Netsin me rezultat 118-111.
Warriors kishin një epërsi komfore gjatë ndeshjes, por me largimin e Stephen Curryt nga loja për shkak të 6 gabimeve personale, Brooklyn Nets e ngushtoi epërsinë. Por, nuk arritën befasinë në fund.
Curry ishte në disponim në këtë lojë. Ai luajti me 39 pikë, 11 kërcime e 7 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Klay Thompson me 23 pikë e 10 kërcime.
Te Brooklyni u dallua Allen Crabbe me 25 pikë.
Golden State, tani ka bilanc sikurse lideri Houston Rockets me 13 fitore e 4 humbje në Konferencën Perëndimore.