PËRFAQËSUESJA

Greenberg: Pres sallën e stërmbushur, duam fitore
20 November, 2017 @17:47
Pas stërvitjes së parë të Përfaqësueses së Kosovës para dueleve me Lituaninë e Hungarinë, para mediave foli Brad Greenberg, përzgjedhësi i Kosovës.
“Jam i emocionuar t’i shoh basketbollistët që kanë fituar të drejtën për të garuar. Do të përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje, ndonëse nuk do të jetë lehtë. Të gjithë e dimë se Lituania është kundërshtar i vështirë, mirëpo ne do ta provojmë rastin tonë. Nuk do të dalim vetëm për të luajtur, por për të fituar.
Duam ta bëjmë të pamundurën, ta japim maksimumin nga vetja dhe shpresoj që palestra të jetë e stërmbushur.” - u shpreh përzgjedhësi Brad Greenberg, njofton KTV.
Ndeshja ndaj Lituanisë zhvillohet të premten me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.