PRISHTINA - SFERA

BOROZANI/ Arkiv
E shtata për vashat e Prishtinës
20 November, 2017 @12:50
Vashat e Prishtinës e regjistruan fitoren e shtatë në Ligën e Femrave në basketboll, duke e mposhtur Sferën me rezultat të thellë, 114-50.
Prishtina e mposhti kundërshtaren me 64 pikë epërsi, ku bardhekaltërat dominuan gjatë gjithë ndeshjes.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Fidan Shatri, po vazhdon rrugën pa humbje pas 7 xhirove të zhvilluara. Probet Prishtina gjendet në krye të tabelës me një ndeshje më shumë se Penza, derisa për Sferën kjo ishte humbja e gjashtë dhe kanë vetëm një fitore deri më tani.