PËRFAQËSUESJA

Erjon Kastrati mungoi në stërvitjen e parë
20 November, 2017 @18:06
Sipas agjendës, sot në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë u mbajt stërvitja e parë e Kosovës para ndeshjeve kualifikuese drejt Lituanisë dhe Hungarisë.
Nga ajo që u pa në stërvitjen e sontme, mund të theksohet mungesa e Erjon Kastratit, i cili nuk ishte prezent sot për shkak të angazhimeve me klubin e tij Union Olimpija.
GRUPET DREJT BOTËRORIT KINA 2019
Gjithsesi, KTV raporton që Kastrati do t’i bashkangjitet përfaqësueses nesër (e martë) dhe pritet të jetë plotësisht i gatshëm për dy ndeshjet kualifikuese që luhen brenda pak ditëve.