TERMINET E XHIROS SË TETË

Derbi i të pamposhturave, të mërkurën
21 November, 2017 @10:43
Derbi i dy skuadrave më të trofeshme në vitet e fundit në basketbollin e femrave, ndërmjet Penzës dhe Prishtinës është përcaktuar të luhet nesër.
Dueli do të nis në ora 16:00 dhe zhvillohet në Karagaç të Pejës, ndërsa gjyqtar kryesor për këtë ndeshje është Dardan Maxhuni.
Shiko: TABELA AKTUALE E LIGËS SË FEMRAVE
Penza, para kësaj ndeshjeje ka bilanc 6-0, ndërsa Prishtina 7-0.
Të mërkurën dhe të enjten pritet të zhvillohen të gjitha takimet, ndërsa 2 ndeshje zhvillohen nesër e 3 pasnesër.
E mërkurë, 22 nëntor:
15:00 Vushtrria - Vëllaznimi (gjyqtar kryesor: Ngadhnjim Shabani)
16:00 Penza - Probet Prishtina (gjyqtar kryesor: Dardan Maxhuni)
E enjte, 23 nëntor:
16:30 Kalaja - Bashkimi (gjyqtar kryesor: Daut Mehmeti)
17:00 Sfera - Trepça (gjyqtar kryesor: Blendi Fejza)
19:00 Drita - Kastrioti (gjyqtar kryesor: Burim Berisha).