PAUL MILLSAP

Foto: nba.com
Mungon mbi 2 muaj
22 November, 2017 @9:30
Pas kontrollimeve mjekësore, ylli i skuadrës së Denver Nuggetsit Paul Millsap është kuptuar se do t’i mungojë skuadrës.
Millsap i cili ishte lënduar nga nyja e këmbës së majtë dy ditë më parë në ndeshjen kundër Los Angeles Lakersit, pas kontrollimeve mjekësore, është konstatuar se lojtari në fjalë do të mungojë 2 deri 3 muaj.
Paul Millsap gjatë verës ka bërë kontratë 3 vjeçare në vlerë prej 90 milionë dollarëve me Denverin, derisa në 16 lojë, sa ishte në parket, arriti një mesatare prej 15.3 pikëve, 6.2 kërcimeve dhe 3.0 asistimeve për ndeshje.