NEVEN PLANTAK

BOROZANI/ A. P./ Arkiv
Ish-trajneri i Trepçës, ndërron skuadër në elitën kroate
22 November, 2017 @5:14
Trajneri i dikurshëm i Trepçës, që do të mbahet mend për titullin e fundit të fituar nga ekipi i Mitrovicës, 5 vite më parë, Neven Plantak, ka ri-gjetur angazhman në elitën kroate të basketbollit.
Plantak është emëruar trajner i Alkarit nga qyteti i Sinjit, pas largimit të Domagoj Kujundzicit nga detyra.
Trajneri i ri i Alkarit, kishte filluar stinorin te Jazine Arbanasi, që nuk arriti fitore në xhirot e para të stinorit dhe me bilanc negativ 0-6 dhe u largua nga aty.