LAKERS-BULLS

Foto: nba.com
Prej minus 19 në fitore
22 November, 2017 @8:11
Pas pjesës së parë të dobët dhe në disavantazh prej 42-61, Los Angeles Lakers ka arritur që në pjesën e dytë të shkrijë epërsinë 19 pikëshe të Chicago Bullsit për të fituar ndeshjen 103-94 në fund.
Kentavious Caldwell-Pope, që shënoi 11 nga 21 pikët e tij në ndeshje në çerekun e fundit, i dha epërsinë e parë Lakersit 3:08 sekonda para fundit të ndeshjes për të çuar ekipin e tij drejt fitores së tetë të stinorit për bilanc 8-10 pas 18 ndeshjeve të para.
Kyle Kuzma shënoi 22, Brandon Ingram 17, ndërsa Lonzo Ball me 8 pikët e tij, dominoi nën kosh me 13 kërcime të grabitura në fitore.
Chicago Bullsit, që iu harxhua energjia në pjesën e dytë, double-double’at e Lauri Markkanenit 13 pikë + 14 kërcime dhe Justin Holidayit 10 pikë + 10 kërcime, nuk kryen punë. Derisa më efikasi në ekip ishte Denzel Valentine me 17 pikë, 9 kërcime e 4 asistime, te Chicagoja që tash ka bilanc 3-12.