HEAT-CELTICS

Foto: nba.com/heat
Dragic shkëlqen, Heat ndërpren serinë e Celtics
23 November, 2017 @9:16
Basketbollisti slloven, i zgjedhur më i miri i Eurobasket 2017, që mbron ngjyrat e Miami Heat, Goran Dragic, ka shënuar 27 pikë, 5 kërcime e 4 asistime në fitoren e ekipit të tij ndaj Boston Celtics.
Fitorja e Miami Heat 104-98 e ka ndërprerë serinë prej 16 fitoreve radhazi të Boston Celtics, që është lider i Konferencës Lindore këtë stinor në NBA.
26 pikë tjera për Miamin i ka shënuar Dion Waiters, ndërsa ndihmë të konsiderueshme në fitore ka dhënë nga banka Tyler Johnson me 16 pikë e 7 kërcime, që ka bërë bilancin e Heat 8-9.
Kyrie Irving ka shënuar 23 pikë, ndërsa Jayson Tatum ka shtuar 18 pikë tjera në humbjen e parë pas 16 fitoreve të keltëve.
Al Horford u ndalë në 7 pikë e 9 kërcime, ndërsa Marcus Morris dhe Jaylen Brown shtuan nga 14 pikë, që u treguan të pamjaftueshme për të vazhduar serinë, 16-3.