KALAJA - BASHKIMI

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Derbin prizrenas e fitoi Bashkimi
23 November, 2017 @20:07
Vashat e Bashkimit, e mposhtën me rehati Kalanë me rezultat 68-34 sot.
Bashkimi gjatë gjithë ndeshjes ishte në epërsi derisa më të dalluarat ishin, Sara Vraniqi me 20 pikë Dea Çejku 15 pikë dhe Aulona Muhadri me 14 pikë të tjera.
Ndërsa te Kalaja, u dalluan Diellza Kryeziu me 12 pikë dhe Vlera Vraniqi me 11 pikë.
Kjo ishte fitorja e pestë e Bashkimit në 8 ndeshjet e zhvilluara dhe gjendet në pozitën e tretë aktualisht, kurse për Kalanë kjo ishte humbja e pestë krahas 3 fitoreve që i kanë.
Vashat e Bashkimit, në xhiron e radhës do t’a presin Dritën në Prizren, derisa Kalaja udhëton në Gjakovë për t’u përballur me Vëllaznimin.