Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OPINION

Inatet dhe kualifikimet e zbehta

Inatet dhe kualifikimet e zbehta


Shkruan: BLERIM MYFTIU

23 November, 2017 @19:58

Federata botërore e basketbollit (FIBA) paralajmëroi në vitin 2015 ndërrimin e kalendarit të organizimit të kampionateve botërore në basketboll. Në vend të organizimit të tij që rastiste në vitin e njëjtë me atë të futbollit dhe me Olimpiadën dimërore, organizimi i Mundobasketit u shty për 2019 dhe më tutje do të vazhdojë të organizohet çdo të katërtin vit.

Por, risia më e madhe që e solli ishte organizimi i kualifikimeve. Deri tani, një pjesë ekipesh e siguronin pjesëmarrjen përmes renditjes në kampionatet përkatëse kontinentale, disa të tjera kualifikoheshin përmes ftesave të veçanta (wild card), kurse disa të tjera gjenin vend përmes turneve parakualifikuese para fillimit të kampionatit. Mirëpo, FIBA, duke e marrë shembullin e simotrës së saj në futboll (FIFA), vendosi të fus “dritare kualifikuese” (gjithsej 6 sosh) që rastisin të jenë mu në mes të sezoneve kur klubet i zhvillojnë garat e tyre.

China 2019

Sidomos pas përfundimit të Eurobasketit, gjatë dy muajve të kaluar mosmarrëveshjet ndërmjet FIBA-s dhe ECA-s (organizatores së Euroligës dhe të Eurokupës) arritën kulmin. Organizimi më kulmor (dhe ndër më të bukurit në Evropë) ekipor i basketbollit në Evropë – Euroliga dhe tanimë edhe Eurokupa – që prej vitit 2000 është shkëputur nga FIBA dhe organizohet “paralelisht”. Në dy vitet e fundit veçmas, Euroliga ka arritur një standard të pakapshëm nga FIBA si në organizimin sportiv, ashtu edhe në atë financiar. Përpjekjet e FIBA-s për t’iu kundërvënë Euroligës dështuan në të kaluarën (me Suproligën e 2003-s e cila mbijetoi një vit të vetëm) dhe duket se vazhdon të dështojë edhe tani. Liga e Kampionëve e cila nisi vitin e kaluar nuk solli as cilësi dhe konkurrencë sportive, as sukses financiar për klubet. As të mos bëhet krahasimi me Ligën e Kampionëve në futboll (në bazë të së cilës edhe u ideua).

I KUJT ËSHTË FAJI?

Kur nuk ka marrëveshje, të dyja palët mbajnë një pjesë të fajit. Dikush më tepër, dikush më pak. Nëse fillojmë nga ideja e fundit e kualifikimeve të ndërmjetme, mendoj që FIBA ka bërë një gabim dhe veprim të panevojshëm. Futbolli me sportet e sallës (basketbolli, hendbolli, volejbolli etj.) dallon në shumë aspekte. Basketbolli në nivelin e klubeve ka një dinamikë të caktuar organizimi që nuk dallon nga futbolli. Mirëpo, në nivelin e kombëtareve ka një dinamikë që lejon ndeshje në një muaj të caktuar me të cilin përfundon obligimi ndaj kombëtares.

Basketbolli është sport në të cilin brenda dy ditësh mund të bëni dy ndeshje apo brenda javës mund të zhvilloni 4 ndeshje, gjë që nuk realizohet me futbollin. Basketbolli ka të bëjë me motivimin. Ekipet mblidhen në korrik, stërviten dhe kombinohen gjatë gushtit, zhvillojnë kompeticionin kryesor gjatë shtatorit. Basketbolli kërkon kompozim, të cilin nuk mund ta mirëmbani në cikle.

Kosovo

Kampionatet evropiane të 15 viteve të fundit kanë pasur vështirësi të shumta të grumbullimit të lojtarëve që luajnë në NBA. Lojtarët më të mirë të kombëtareve, pra i bie ata që janë në NBA, shpesh kanë kapërcyer pjesëmarrjet për atë apo këtë arsye. Prandaj, trend i pashmangshëm kanë qenë mungesat e kombëtareve evropiane. Kohëve të fundit këtyre dalëngadalë kanë filluar të shtohen lojtarët e Euroligës, që me apo pa të drejtë kërkojnë pushim shtesë.

Në dritën e tërë kësaj, FIBA instalon dritare kualifikuese dhe tani në këto kualifikime do të mungojnë lojtarët që e luajnë NBA-në, Euroligën dhe madje Eurokupën. Me fjalë të tjera, kualifikimet do t’i luajnë lojtarët e nivelit të katërt e teposhtë. Me fjalë të tjera, shtetet kushtimisht më të dobëta, të cilat nuk kanë lojtarë në nivelet e lartpërmendura do të jenë në gjendje të paraqiten me tërë potencialin e lojtarëve; kurse kombëtaret elitë do të detyrohen të paraqiten me përbërjet e tyre të dyta apo të treta. Fjala bie, kundërshtarja jonë e të premtes, Lituania, në përbërjen për ndeshjen kundër Kosovës do të paraqitet me vetëm tre lojtarë që janë paraqitur në Eurobasketin 2017 (Juskevicius, Bendzius, Gecevius), dhe atë me kohë të kufizuar në terren. Kurse, yjet e ekipit po atë mbrëmje do të derdhin djersë në Euroligë apo pak më vonë në NBA!

MËKATI I EUROLIGËS?

Mund të parashtrohet pyetja nëse ECA e udhëhequr nga Jordi Bertomeu do të mund të lëshonte pe, ta përshtaste kalendarin e Euroligës ashtu siç i kërkoi FIBA? Duhet pasur parasysh që lojtarët dhe trajnerët bukën e tyre fitojnë nga klubet. Shumica e kombëtareve elitë nuk i paguajnë lojtarët e tyre për paraqitje në kombëtare apo për sukseset eventuale. Prandaj, është natyrisht e pritshme që lojtarët të jenë nën ndikimin e klubeve. Kohë të gjatë, basketbollistët në NBA e kanë sindikatën e tyre që i mbron interesat karshi udhëheqësve të ligës. Madje, para 6-7 vitesh, NBA e kishte nisur stinorin me 3 muaj vonesë për shkak të mosmarrëveshjeve. Lojtarët evropianë nuk janë organizuar në një mekanizëm të tillë, i cili do të mund të ishte ndoshta facilitues ndërmjet dy kryeneçëve, FIBA-s dhe ECA-s.

Lithuania

Nga ana tjetër, FIBA duhet të kuptojë që me kushtëzime dhe dënime nuk ka ku të mbërrijë. Vjet qenë shantazhuar federatat që të mos i lejonin klubet e tyre të luajnë në Eurokupë. Nuk pati sukses! Ato u kthyen sivjet në Eurokupë, kurse tendenca e zëvendësimit të Eurokupës me Ligën e kampionëve dështoi! Prandaj, do të ishte mirë që FIBA ta mbante në vete përgjegjësinë e organizimit të kampionateve evropiane dhe botërore për kombëtare, të bënte marrëveshje me Euroligën dhe NBA-në që lojtarët të “liheshin” të lirë të paraqiteshin në këto kampionate, të përshtatej një kalendar uniform ndërkombëtar.

Kosovo vs Macedonia

Dhe ne, të mos detyroheshim të përcjellim ca ndeshje kualifikuese që vetëm emrin e kanë të tillë! Pastaj të kthehemi në shtëpi dhe ta përcjellim Euroligën të premten mbrëma!


SFERA - TREPÇA

Trepça bindshëm ndaj Sferës

FBK Liga e Femrave

Trepça bindshëm ndaj Sferës

23/11/17 @ 19:33

TICKETS

Dalin në shitje biletat Kosovë-Lituani

Përfaqësuesja/International/Kina 2019

Dalin në shitje biletat Kosovë-Lituani

23/11/17 @ 13:39

LIGA E PARË

Terminet dhe referët e xhiros VII në Ligën e Parë

FBK Liga e Parë

Terminet dhe referët e xhiros VII në Ligën e Parë

23/11/17 @ 13:13

LIS SHOSHI

Shoshi: T’i bëjmë ballë rivalit

Përfaqësuesja/Kina 2019

Shoshi: T’i bëjmë ballë rivalit

23/11/17 @ 09:30

HEAT-CELTICS

Dragic shkëlqen, Heat ndërpren serinë e Celtics

NBA

Dragic shkëlqen, Heat ndërpren serinë e Celtics

23/11/17 @ 09:16

SHAWN JONES

Dy mungesa te Kosova para ndeshjeve kualifikuese

Kina 2019

Dy mungesa te Kosova para ndeshjeve kualifikuese

23/11/17 @ 08:45

THUNDER-WARRIORS

E para për Thunderin prej se iku Durant

NBA

E para për Thunderin prej se iku Durant

23/11/17 @ 08:25

VËLLAZNIMI-VUSHTRRIA

Vashat e Vëllaznimit, 50+ ndaj Vushtrrisë

FBK Liga e Femrave

Vashat e Vëllaznimit, 50+ ndaj Vushtrrisë

22/11/17 @ 19:34

PENZA - PRISHTINA

Derbin e të pamposhturave e fitoi Penza

FBK Liga e Femrave

Derbin e të pamposhturave e fitoi Penza

22/11/17 @ 18:50

LISTA SLLOVENE

Kampioni pa Doncic e Dragic në kualifikime

Kina 2019

Kampioni pa Doncic e Dragic në kualifikime

22/11/17 @ 11:10

PRE-QUALIFIERS MUNDOBASKET 2027

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

10/08/23 @ 08:35

KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2027

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

FBK Superliga/Përfaqësuesja

Sërish me Zvicrën dhe dy rivalë tjerë

08/08/23 @ 11:47

BOTËRORI 2027

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

FBK Superliga/Përfaqësuesja/International

Rruga drejt Kupës së Botës 2027: Kosova në vazon e dytë

07/08/23 @ 14:02

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Danimarka bindshëm ndaj Kosovës, siguron biletën e fundit kualifikuese

05/08/23 @ 23:42

FIBA EURO DIV. B U18 - MATOSINHOS 2023

Kosova U18 e parafundit në evropian, Shqipëria e fundit

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/Shqipëria

Kosova U18 e parafundit në evropian, Shqipëria e fundit

30/07/23 @ 19:00

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

SOT

U18: Kosova e Shqipëria sot ndeshen, për t’i ikur vendit të fundit në evropian!

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/Shqipëria/International

U18: Kosova e Shqipëria sot ndeshen, për t’i ikur vendit të fundit në evropian!

30/07/23 @ 12:04

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione

28/07/23 @ 10:29


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja