TICKETS

Edhe pak bileta në shitje
24 November, 2017 @14:48
Dueli Kosova-Lituania që nis sonte në ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, pritet të ketë interesim të madh nga shikuesit.
Në një vizitë të bërë në pikën e shitjes së biletave, është bërë e ditur se mbi gjysma e atyre biletave që kanë qenë për shitje, tashmë janë në duar të publikut dhe deri në fillimin e ndeshjes pritet të shiten të gjitha.
Shiko: ORARI I NDESHJEVE TË KOSOVËS DHE GRUPET KUALIFIKUESE
Kosova pret Lituaninë në përballjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës Kina 2019, pasi që me sukses kaloi parakualifikimet.
Biletat po shiten në Newborn, Prishtinë, me çmim prej 3 eurove, ndërsa ato VIP me çmim prej 10 eurove.