POLONIA - HUNGARIA

Foto: FIBA WC
Rivali i ardhshëm i Kosovës mposhtet në Poloni
24 November, 2017 @21:01
Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Polonia e ka mposhtur me rezultat 70-60 përfaqësuesen e Hungarisë. Kjo e fundit do të jetë kundërshtarja e ardhshme e Kosovës pas dy ditëve, pasi që, siç dihet, edhe Kosova ndodhet në këtë grup.
Ndeshja mes këtyre dy përfaqësueseve në përgjithësi ishte e barabartë, ndërsa diferenca u bë në 10 minutëshin e fundit, në të cilin Polonia shënoi 31 pikë dhe pranoi vetëm 20 pikë, gjë që krijoi diferencë të dukshme në rezultat.
Pas xhiros së parë, grupit i prin Lituania, ndërsa Polonia ndodhet në vendin e dytë me pikë të barabarta por me koshaverazh më të dobët. Njëjtë sikur ndeshja Hungari-Kosovë, edhe ndeshja Lituania-Poloni zhvillohet pas dy ditëve (26 nëntor).