SUPERLIGA U18

Bashkimi U18 njofton Vushtrrinë U18 me humbje
25 November, 2017 @16:56
Skuadra e vetme që ishte pa humbje në Superligën në kategorinë U18 në basketboll, Vushtrria Basket, sot u njoftua me humbje.
Humbjen e parë të stinorit, ia shkaktoi Bashkimi, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 58-63.
Më të dalluarit te Bashkimi ishin, Resul Berisha, Varis Osmani, Idoll Pallushi, Hysin Cena, Endrit Zenelaj, Arber Rushiti dhe Durim Morina.
Bashkimi me këtë fitore ngritet në pozitën e tretë aktualisht, me 12 pikë të grumbulluara, ndërsa Vushtrria edhe pse pësoi nuk lëvizi nga pozita e parë.