PENZA-KASTRIOTI

Kastrioti ia shkakton humbjen e parë Penzës
25 November, 2017 @14:31
Skuadra e Penzës, që deri më tani nuk kishte asnjë humbje këtë stinor dhe vinte pas fitores nga derbi ndaj Probet Prishtinës, është mposhtur në ndeshjen e mbetur të Ligës së Femrave nga xhiroja e parë, që u luajt sot.
Kanë qenë vashat ferizajase të KBF Kastriotit që kanë befasuar ato nga Peja, për t’i mposhtur me rezultat të ngushtë 66-68, ku Penza ishte në cilësinë e vendases.
Me këtë fitore, Kastrioti tash ka bilanc 5-2, ndërsa Penza 7-1.