CAVALIERS - HORNETS

Foto: nba.com
James me shifra magjike, Cavs në ngritje
25 November, 2017 @10:20
Cleveland Cavaliers, me ndihmën e super yllit LeBron James, arriti ta mposht Charlotte Hornetsin me rezultat 100-99.
LeBron Jamesi, luajti rolin kryesor te Cleveland, duke bërë triple-double me 27 pikë, 16 kërcime e 13 asistime, që ishte i dyti në këtë stinor.
Ndërsa në anën tjetër u dallua Dwight Howard me 20 pikë e 13 kërcime.
Kjo ishte fitorja e shtatë resht për Clevelandin dhe e 12-ta në total, ku aktualisht gjenden në pozitën e tretë në Konferencën Lindore.