LITUANIA - POLONIA

Lituania mposht Poloninë, e qetë në krye
26 November, 2017 @20:43
Pas fitores ndaj Kosovës, Lituania ka shënuar fitore edhe në takimin e dytë të Grupit C.
Lituanezët sonte e mposhtën në shtëpi Poloninë, për të qëndruar kështu në krye të grupit me 2 fitore pas 2 ndeshjeve.
Polonia ishte më e mirë vetëm në çerekun e parë, ndërsa më pas loja kaloi në dorën e Lituanisë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 75-55.
Sa i përket ndeshjeve të ardhshme, ndeshjet e Grupit C vazhdojnë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.