BRAD GREENBERG

Foto: fiba.basketball
Greenberg: Çereku i tretë vendosi
26 November, 2017 @20:51
Selektori i Kosovës, Brad Greenberg, në konferencën për shtyp pas ndeshjes Hungaria - Kosova ka thënë se çereku i tretë ka bërë dallimin në këtë duel.
“Ndeshje e fortë në përgjithësi. Ka qenë lojë fizike dhe ne luajtëm mirë. Çereku i tretë bëri dallimin në këtë ndeshje, ndërsa ne dështuam për tre pikë. Lisi ka bërë punë të mirë sonte. Edhepse erdhëm për fitore, në fund më duhet t’ia uroj fitoren Hungarisë që fitoi,” ka thënë Greenberg.
Kosova pas 2 ndeshjeve të para në kualifikime për Kupën e Botës ka 2 humbje.