HUNGARIA-KOSOVA

Foto: fiba.basketball
Rënie në pjesë të dytë përsëri, Kosova humb
26 November, 2017 @20:37
Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur edhe në përballjen e dytë kualifikuese të Grupit C për Kupën e Botës, Kina 2019.
Pas Lituanisë, sonte Kosova u mposht nga Hungaria në Debreçen, me rezultat 84-76.
Kosova pjesën e parë e përfundoi në epërsi minimale, pas lojës së mirë të treguar nga Scott Bamforth dhe Lis Shoshi, 34-35.
Ndërsa në çerekun e tretë, pasoi rënia e lojës. 24-15 ishte dallimi i krijuar në këtë çerek nga Hungaria, që krijoi dallimin vendimtar dhe vendasve ia dha fitoren e parë në grup, ndërsa Kosova tashmë e fundit, mbetet pa fitore pas 2 xhirove.
Lis Shoshi përfundoi ndeshjen me double-double prej 16 pikëve dhe 11 kërcimeve, ndërsa Dardan Berisha doli më efikasi me 22 pikë, edhepse shutoi dobët për tre pikë, 2 të qëlluara prej 10 tentimeve.
Scott Bamforth përfundoi ndeshjen me 21 pikë, 4 asistime e 5 kërcime, ndërsa lojtarët tjerë nuk arritën të kalojnë pragun e pikëve dyshifrore.
Te ekipi fitues, Hungaria, Wittmnann dhe David Vojvoda shënuan nga 20 pikë secili, ndërsa Rosco Allen përfundoi ndeshjen me double-double prej 15 pikëve dhe 10 kërcimeve.