MEGASPORTS - UNITED BASKETBALL
Borozani / A.P / Arkiv
United Basketball nuk ndalet, Megasports vazhdon fundosjen
27 November, 2017 @20:48
Vazhdon forma e shkëlqyeshme e United Basketball!
Skuadra gjilanase këtë fundjavë ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, për ta vazhduar kështu me hapa të sigurtë rrugën drejt ngjitjes në Superligë.
United Basketball këtë xhiro e mposhti skuadrën prizrenase Megasports, me takimin që u mbyll me rezultatin final 54-73.
Sa i përket Megasportsit, kjo skuadër deri më tash ka 7 humbje nga 7 xhirot e para dhe ndodhet e fundit në tabelën e klasifikimit.