STOJAN IVKOVIC

Foto: fiba.basketball
Ivkovic: Kosova tregoi karakter
26 November, 2017 @22:30
Trajneri i Hungarisë, Stojan Ivkovic, është shprehur të jetë i lumtur për ekipin e tij pas fitores së arritur ndaj Kosovës, ndërsa ka falenderuar tifozët e shumtë që kishin mbushur palestrën në Debrecen sonte, për duel ndaj Kosovës.
Mirëpo, përveç ekipit të tij, ai ka pasur fjalë të mira edhe për Kosovën.
“Rivali ynë ka treguar karakter në lojë. Ishte një ekip i mirë në lojë dhe ishin mirë të organizuar,” ka thënë Ivkovic në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Hungaria ka shënuar fitoren e parë në Grupin C kualifikues për Botërorin Kina 2019, duke e mposhtur Kosovën sonte.