VUSHTRRIA - KALAJA

BOROZANI/ Arkiv
Fitore e artë nga Kalaja
26 November, 2017 @21:06
Skuadra prizrenase, Kalaja, arriti një fitore tepër e rëndësishme në përballjen kundër Vushtrrisë sot, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 81-84.
Kjo ishte fitorja e katërt rresht për skuadrën e drejtuar nga trajneri Arbnor Rifati dhe e pesta në total, të cilët i kanë vetëm dy humbje deri më tani dhe gjenden në pozitën e tretë në tabelë.
Vushtrria në anën tjetër, pas kësaj humbjeje të ngushtë, ka regjistruar humbjen e pestë, krahas 2 fitoreve që i ka.