KRISZTIAN WITTMANN

Foto: fiba.basketball
Wittmann: Kosova s’është e dobët
26 November, 2017 @21:29
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Hungarisë në përballje ndaj Kosovës, Krisztian Wittmann, u ka bërë të ditur mediave se Kosova nuk ka qenë rival i dobët, siç flitej.
“Jam i lumtur me fitoren e arritur. Ia nisëm mirë, por humbëm shumë në kërcime. Sidoqoftë, u rikthyem, për të triumfuar në pjesë të dytë,” ka thënë fillimisht Wittmann në konferencë për shtyp pas ndeshjes.
“Kosova nuk është ekip i dobët. Ata janë ekip i vështirë për t’u mposhtur. Me ta probleme kishte edhe Lituania si favorit i grupit. Mirëpo, ne u përgatitëm saktë për lojën e tyre dhe fituam në fund,” ka thënë ndër të tjera 32 vjeçari Wittmann pas ndeshjes.
Hungaria duke e mposhtur Kosovën sonte, ka regjistruar fitoren e parë në Grupin C kualifikues për Botërorin, Kina 2019.