PRISHTINAeRE-VËLLAZNIMI

Prishtina e Re mposht Vëllaznimin
27 November, 2017 @13:32
Skuadra, Prishtina e Re, ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës në duelin e fundit të ekipeve sa i përket stinorit vjeshtor të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll.
Vendasit kanë qenë dukshëm më të mirë sesa mysafirët në këtë ndeshje, duke triumfuar me rezultat 82-60 në fund.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Kjo fitore, ka bërë që Prishtina e Re ta mbyll vjeshtën në Ligë të Parë në pozitën e katërt, me bilanc pozitiv 4-3.
Kurse kuqezinjtë në anën tjetër, kanë mbetur në 2 fitore, derisa kanë ngritur numrin e disfatave në 5.