DREJT ÇEKISË

Foto: fiba.basketball
Dardan Berisha me klub të ri
27 November, 2017 @19:50
Super ylli i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, ka arritur marrëveshje me skuadrën çeke Cez Nymburk. Borozani.com
Lajmin për Borozani.com e konfirmuan edhe zyrtarët e klubit Nymburk, ndërsa pak më parë klubi botoi lajmin për marrëveshjen me Dardanin.
Kurse trajneri i kësaj skuadreje Oren Amiel ka thurrur lavdata për “Dalin”:
“Dardani ishte në shënjestrën tonë një kohë të gjatë, së pari ne ishim duke kërkuar lojtarë me karakter të mirë dhe me eksperiencë që sakrifikon për qëllimet e skuadrës. Mendoj se Dardan Berisha është lojtari i duhur për ne, shpresoj se do t’i bashkohet shpejt skuadrës sonë”.
CEZ Nymburk, aktualisht luan edhe në Ligën e Kampionëve dhe pas 6 ndeshjeve ka bilanc prej 3 fitoreve e 3 humbjeve dhe gjendet në pozitën e katërt në Grupin D.