76ers - CAVS

Foto: nba.com
Cavs në formë, vjen fitorja e 8 me radhë
28 November, 2017 @10:27
Nënkampioni i NBA-së, Cleveland Cavaliers, duket se ka gjetur formën e duhur.
Cavs regjistriun fitoren e tetë rresht, kurse viktima e radhës ishte Philadelphia 76ers.
Gati gjatë gjithë ndeshjes djelmoshat e trajnerit Tyronn Lue ishin në epërsi derisa ndeshjen e përfunduan me rezultat 113-91.
Ylli i ndeshjes ishte përsëri, si në shumicën e ndeshjeve, LeBron James, i cili shkëlqeu me 30 pikë, 14 kërcime e 6 asistime.
Në anën tjetër edhe Joel Embiid luajti me 30 pikë e 11 kërcime, por nuk mjaftuan për fitore të 76ers.
Cleveland në 8 ndeshjet e fundit nuk pësoi, derisa ka bilanc prej 13 fitoreve e 7 humbjeve deri më tani.