LIGA E PARË

United Basketball kampion vjeshtor
28 November, 2017 @11:27
Përfundoi stinori vjeshtor në Ligën e Parë të basketbollit të Kosovës.
Pas 7 xhirove të zhvilluara është formuar edhe rrethi i ekipeve që luftojnë për Play Off por edhe disa skuadra që janë dorëzuar heret.
Më poshtë mund të shikoni bilancin e të gjitha skuadrave të Ligës së Parë se çka kanë bërë gjatë këtyre shtatë xhirove.
1. UNITED BASKETBALL
Skuadra gjilanase e cila po garon për herë të parë në këtë ligë, United Basketball, deri më tani është skuadra e vetme pa humbje.
United Basketball ka bilanc prej 7 fitoreve pas 7 xhirove dhe totalisht ka dominuar pjesën vjeshtore të ligës.
Lojtarët kyç të kësaj skuadreje ishin Arian Memeti dhe Qëndrim Demi, derisa United Basketboll është kandidati më serioz për të hyrë në Superligë stinorin e ardhshëm.
2. LIPJANI
Lipjani e përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e dytë.
Bilanci i tyre ishte 5-2 dhe me shumë gjasa do të jenë në Play Off dhe do të luftojnë për të hyrë në Superligë.
Te Lipjani më i dalluari deri më tani ishte Fisnik Juniku.
3. KALAJA
Sikurse Lipjani edhe Kalaja ka bilanc të njejtë me 5 fitore e dy humbje.
Kalaja pasi që i regjistroi dy humbjet rresht në fillim të stinorit, në katër ndeshjet e fundit nuk pësoi asnjëherë dhe gjenden në formë shumë të mirë.
Në skuadrën e drejtuar nga trajneri Arbnor Rifati, më të dalluarit deri më tani ishin Somel Shaqiri, Gazzali Makasqi, Ujkan Karanezi dhe Valon Bunjaku.
Gjithashtu edhe Kalaja synon Superligën sivjet.
4. PRISHTINA E RE
Skuadra Prishtina e Re, pjesën vjeshtore të stinorit e përfundoi në pozitën e katërt.
Bilanci i tyre pas 7 xhirove është 4 fitore e 3 humbje.
Ndërsa për ta mbajtur këtë pozitë duhen që të vazhdojnë në këtë ritëm.
5. DRITA
Skuadra gjilanase Drita, me 3 fitore e katër humbje, e përfundoi sitnorin vjeshtor në pozitën e pestë.
Ndërsa në planet e tyre, së pari është Play Offi, e pastaj ngritja në Superligë.
6. VUSHTRRIA
Bilanci i Vushtrrisë për sitnorin vjeshtor është 2 fitore e 5 humbje.
Së paku do të luftojnë të mbeten në Ligë të Parë.
7. VËLLAZNIMI
Gjërat nuk po shkojnë siç kanë dëshiruar te skuadra gjakovare Vëllaznimi.
Edhe kuqezinjtë nga Gjakova, kanë bilanc sikurse Vushtrria prej 2 fitoreve e 5 humbjeve, derisa vështirë do të jetë të arrihet Play Offi nësë nuk do të ketë përforcime në ekip.
8. MEGASPORTS
Skuadra e vetme pa fitore pas 7 xhirove të zhvilluara është Megasportsi.
Kanë mungesë të lojtarëve, për këtë arsye e humbën një ndeshje me rezultat zyrtar, ndërsa mbetet të shihet se a do ta shijojnë fitoren e parë në pjesën tjetër të stinorit.
SHIKO: TABELA AKTUALE