NË MES TË STINORIT
BOROZANI/ A. P./ Arkiv
Kumanova largohet nga BIBL
29 November, 2017 @13:37
Skuadra e Kumanovës, është larguar nga garat e mëtutjeshme të ligës ballkanike për këtë stinor, ka bërë të ditur faqja zyrtare e BIBL sot.
Për shkak të mospërmbushjes së obligimeve financiare me kohë dhe mosarritjes së dërgimit të rosterit të ekipit për muajin e radhës me kohë, BIBL ka vendosur që të mosvazhdojë me Kumanovën, derisa ekipi në fjalë ka kërkuar falje për situatën që u shfaq në klub në mes të stinorit.
Gjithashtu, BIBL ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e deritashme të zhvilluara të Kumanovës të fshihen, prandaj ekipet që kanë luajtur me këtë ekip, kanë humbur ose fituar, nuk do të kenë pikë për atë ndeshje.