INFORMATORI NR 7 I LIGËS SË PARË

Gjobitet KB Lipjani
29 November, 2017 @9:22
Skuadra e KB Lipjanit është gjobitur nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) me 250 euro.
Njoftimin e ka bërë të ditur FBK, përmes Informatorit të shtatë të Ligës së Parë të Kosovës, ndërsa arsyeja ka qenë organizimi jo i mirë i ndeshjes.
“Organimi i ndeshjes: Jo i mirë. Hudhje e sendeve të forta në fushë. Hyrje e personave jozyrtarë në fushë,” - janë numëruar të jenë arsyet për dënimin ndaj këtij ekipi.
Duelin e fundit të vjeshtës, Lipjani e mposhti Dritën bindshëm 109-67, ndërsa ka përfunduar gjysmëstinorin, me gjasa të mira për të kërkuar Superligën, me bilanc 5-2 në pozitën e dytë të renditjes tabelare.