NË ÇEKI

Dardani debuton me fitore
1 December, 2017 @8:54
Basketbollisti më i mirë i Kosovës dhe kapiteni i reprezentacionit, Dardan Berisha, mbrëmë ka debutuar për ekipin e tij të ri, Cez Nymburk, në fitore ndaj ekipit Sluneta Usti Nad Labem, 111-61. Borozani.com
Dardani ka qenë për 23 minuta në lojë në fitoren e Nymburkut, që në Çeki nuk ka konkurrencë 8-0.
Pejani Berisha ka shënuar 11 pikë, 5 asistime dhe 1 kërcim në fitoren e ekipit të tij, ndërsa ka pasur saktësi 3/7 për tre pikë në përballjen e mbrëmshme.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e Berishës si anëtar i ekipit të tij të ri, ku kaloi këtë javë nga Sigal Prishtina.