VALENCIA-OLYMPIACOS

Foto: euroleague.net
Olympicaos mposht Valencian dhe bëhet lider
30 November, 2017 @23:47
Ish-kampionja e Euroligës, Olympiacos, ka mposhtur sonte Valencian si mysafir në Spanjë, me rezultat 64-72, në një ndeshje që u karakterizua me mbrojtje të fortë nga të dyja palët, për të marrë lidershipin e ligës.
Dallimin kryesor athinasit e bënë në çerekun e parë të ndeshjes, kur morën avantazhin 7 pikësh dhe e mbajtën atë gradualisht deri në fund për të arritur te fitorja e tetë e stinorit në Euroligë.
Georgios Printezis ka shkëlqyer te ekipi grek me double-double prej 12 pikëve dhe 14 kërcimeve, ndërsa më efikasi ka qenë Kostas Papanikolaou që ka shënuar 13 pikë, 6 kërcime e 4 asistime në fitore.
Te ekipi i Valencias janë dalluar Erick Green me 26 pikë dhe Tibor Pleiss me 14 të tjera, që kanë qenë edhe të vetmit, me pikë dyshifrore të shënuara sonte.
Pas kësaj ndeshjeje Olympiacos ka bilanc 8-2 pas dhjetë xhirove, ndërsa Valencia 3-7.