EUROLEAGUE

Foto: Euroleague Official
Fenerbahçe mposht Baskonian për fitoren e tretë me radhë
30 November, 2017 @22:37
Në xhiron e dhjetë të edicionit të sivjetëm të Euroleagues, Fenerbahçe ka shënuar fitore në takimin përballë Baskonias.
Skuadra turke u tregua më e dobët se kundërshtari në çerekun e parë, mirëpo që nga çereku i dytë, Feneri e morri veten dhe e riktheu ndeshjen në anën e vet, për ta mbyllur kështu me fitore këtë takim.
Më i dalluari te Feneri sonte ishte James Nunnally me 16 pikë, ndërsa te vendasit u veçua Tornike Shengelia me 13 pikë të shënuara.
Pas 10 xhirove, Feneri ndodhet në vendin e tretë me 7 fitore e 3 humbje, derisa Baskonia momentalisht ka bilanc 4-6.