ROOKIE

Foto: nba.com
Nata e karrierës për Ben Simmons
30 November, 2017 @10:20
Për shkak të lëndimit, Ben Simmons, stinorin e kaluar nuk ka mundur të luaj asnjë ndeshje. Këtë stinor, rikthimi i tij po bën bujë në NBA.
Australiani kësaj radhe në ndeshjen kundër Washington Wizardsit, duke shënuar 24 gjuajtje të lira në çerekun e fundit të ndeshjes, u bë lojtari i parë në histori të NBA-së që e arriti këtë.
21 vjeçari, gjithashtu luajti me 31 pikë e 18 kërcime, që ishin shifrat më të larta në karrierën e tij.
Philadelphia 76ers aktualisht ka bilanc prej 12 fitoreve e 8 humbjeve dhe gjenden në pozitën e pestë në Konferencën Lindore.