MAGIC - THUNDER

Foto: nba.com
Yjet s’po ndriçojnë në Oklahoma
30 November, 2017 @9:53
Me transferimin e dy yjeve gjatë verës në skuadër, Carmelo Anthony dhe Paul George, shto këtu edhe Russell Westbrookun që ishte në skuadër, pritjet e Oklahomës ishin shumë të larta për këtë stinor.
Por, aktualisht gjërat nuk po shkojnë qysh u planifikuan.
Oklahoma pësoi edhe një humbje. Kësaj radhe kundër Orlando Magicut me rezultat 121-108.
Ylli i ndeshjes ishte Aaron Gordon që luajti me 40 pikë e 15 kërcime luajti rolin kryesor në fitoren e Orlandos.
Ndërsa te Oklahoma, Westbrook 37, George 22 dhe Anthony me 16 pikë, nuk mjaftuan për të bërë më shumë ndaj magjistarëve.
Kjo ishte humbja e 3 rresht për Oklahomën, që tash kanë bilanc prej 8 fitoreve e 12 humbjeve deri më tani.