EFES-MILANO

Foto: euroleague.net
Pas 2 humbjeve i kthehen fitores
30 November, 2017 @23:53
Skuadra e Anadolu Efesit i është kthyer fitores sonte në kuadër të Euroligës, pas dy humbjeve radhazi që i pësoi nga Panathinaikos dhe Zalgiris.
Ekipi turk mposhti Olimpia Milanon 73-68, për të shënuar fitoren e tretë të stinorit dhe për të dalë nga fundi i klasifikimit në Euroligë, duke e bërë bilancin 3-7 pas 10 xhirove të para të stinorit.
Vladimir Stimac me 19 pikë e 10 kërcime ka qenë lojtari më efikas i ekipit turk, ndërsa atij i ndihmuan edhe Errick McCollum me 15 dhe Zoran Dragic, që erdhi së fundi në skuadër, me 12 pikë të shënuara.
Te ekipi italian më të dalluarit ishin Jordan Theodore dhe Vladimir Micov me nga 15 pikë të shënuara secili. Ekipi nga Milanoja i drejtuar nga Simone Piangiani ka bilanc 3-7 pas 10 xhirove.