HAPET XHIROJA

Dy duele sot hapin xhiron e XI
1 December, 2017 @13:51
Me ndeshjet ndërmjet Rahovecit dhe Pejës si dhe Bashkimit dhe Yllit, që zhvillohen sot, hapet xhiroja e njëmbëdhjetë e Superligë së Kosovës në basketboll.
Dueli ndërmjet Rahovecit dhe Pejës nis në ora 17:00, ku Peja do të tentojë revansh pasi që Rahovecit kishte dalë fitimtar në përballjen e parë mes tyre këtë stinor në Karagaç.
Në anën tjetër, njejtë edhe Bashkimi do të kërkojë revansh ndaj Yllit, pasi që suharekasit kishin befasuar prizrenasit në duelin e parë të stinorit në 13 qershori.
Duelet tjera të xhiros zhvillohen nesër dhe pasnesër.